Procesi i ngadaltë i shpërndarjes së vaksinave i papranueshëm, paralajmëron OBSH
“Shpërndarja e vaksinës COVID-19 në Evropë është e papranueshme dhe e ngadaltë, ndërsa numri i rasteve të reja në të gjithë rajonin u rrit për të gjashtën javë radhazi”, paralajmëroi të enjten zyra evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
“Vetëm pesë javë më parë, numri javor i rasteve të reja në Evropë ishte zhytur në nën një milion, por tani situata e rajonit është më shqetësuese sesa kemi parë në disa muaj”, theksoi gjatë një deklarate Dorit Nitzan, drejtori Rajonal i Emergjencave në OBSH-së në Evropë.
Rritja u vu re në çdo grupmoshë, përveç tek njerëzit 80-vjeç ose më shumë, për të cilët OBSH tha se pasqyrojnë “shenjat e hershme të ndikimit të vaksinimit”.
Të dhënat nga Britania e Madhe tregojnë se jeta e të paktën 6,000 njerëzve mbi 70-vjeç është kursyer që kur vendi filloi fushatën e vaksinimit në fillim të dhjetorit.
“Vaksinat paraqesin mënyrën tonë më të mirë për të dalë nga kjo pandemi. Jo vetëm që funksionojnë, ato janë gjithashtu shumë efektive në parandalimin e infeksionit. Sidoqoftë, përhapja e këtyre vaksinave është e papranueshme dhe e ngadaltë,” tha shefi i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge.
Lexoni gjithashtu:
Origjina e coronavirusit, SHBA dhe vende të tjera kontestojnë të dhënat e OBSH-së
Origjina e virusit COVID-19, pritet raporti i OBSH-së, përjashtohet teoria e krijimit në laborator
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta