Prodhuesit e shampanjës franceze protestojnë kundër ligjit rus

5 Korrik 2021 | 19:45

Grupi i prodhuesve të shampanjës franceze reagoi ashpër të hënën ndaj një ligji të ri të Rusisë, që i detyron prodhuesit e huaj të shtojnë referencën “verë e gazuar” në shishet e tyre.

I revoltuar, grupi francez bëri thirrje që eksporti i pijes ikonë të Francës drejt Rusisë të ndalet.

Ligji i firmosur të premten nga presidenti Vladimir Putin, u kërkon të gjithë prodhuesve të verës së gazuar ta etiketojnë këtë veçori tek produktet e tyre, tek etiketat prapa dhe jo në ato përpara shishes.

Ndërkohë që prodhuesit rusë të së ashtuquajturës “shampanskoye” mund të vazhdojnë të përdorin termin në fjalë.

Përveçse kërkoi ndërprerjen e eksporteve në Rusi, grupi deklaroi se emri “shampanjë”, që i referohet rajonit francez prej nga vjen pija, gëzon mbrojtje ligjore në 120 vende të botës.

“Kjo është tragjike për prodhuesit që po humbasin të drejtën legjitime për të përdorur këtë emër. Është shumë shqetësuese edhe për faktin se konsumatorët rusë, duke parë etiketën e re, nuk do të mund të vlerësojnë më cilësinë dhe origjinën e verës që blejnë”, tha Charles Goemaere, president i grupit të prodhuesve të shampanjës në Francë

Prodhuesit francezë të verës, që përfshijnë 21 mijë prodhues të shampanjës, eksportojnë çdo vit 1.5 milionë shishe të kësaj pijeje në Rusi.

Lëvizjet e fundit bënë që kompanitë më të njohura të prodhimit të shampanjës në Francë të humbnin pikë në bursën e Parisit, ndërsa pikët e prodhuesve rusë të verës së gazuar u rritën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026