Profesori i së drejtës kushtetuese, Baraliu: Partitë në Kosovë janë feudokratike
Gjykata Kushtetuese në Kosovë do të duhet të vendosë deri të premten lidhur me dekretin e Presidentit, Thashim Thaçi, ku i ka dhënë të drejtën Lidhjes Demokratike të Kosovës për të formuar qeverinë e re.
Profesori i të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se, Gjykata Kushtetuese ka pasur presione nga të tre palët, Presidenti, VV dhe LDK. Kjo sipas ekspertit të çështjeve juridike dhe kushtetuese është e papranueshme dhe tregon se, sistemin feudokratik të partive politike në Kosovë.
“Presione dhe paragjykime se si do të duhet të vendosë ka pasur nga VV, Presidenca dhe LDK. Nga të tre palët ka pasur presion, prandaj këto janë të papranueshme për të zhvilluar një demokraci më serioze dhe më të përgjegjshme. Kjo e bën demokracinë tonë jashtëzakonisht të lëndueshme dhe është vazhdimësi e një avazi pseudofeudal apo feudokratik të sjelljes së subjekteve politike në momentet kur kanë interesa në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Janë të papranueshme dhe të palejueshme edhe në pikëpamjet e etikës politike që do të duhej të kishin për kundrejt qytetarëve dhe institucionit të Gjykatës Kushtetuese, ndaj ka pasur dy reagime nga vetë gjykata që të mos ketë ndërhyrje”, u shpreh z. Baraliu.
Eksperti i çështjeve juridike dhe kushtetuese thotë se, nga ana tjetër dhe Gjykata Kushtetuese me vendimet e mëparshme ka treguar mungesë pavarësie dhe vendimet janë kontestuar nga palët. Ndaj z. Baraliu bën thirrje që kjo gjykatë duhet të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe të mos e rishkruajë atë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta