Prokuroria franceze nis hetim për dy vëllezër, planifikuan një sulm terrorist

15 Mars 2026 | 18:10

Prokurorët antiterrorizëm në Francë kanë hapur një hetim ndaj dy vëllezërve të dyshuar për planifikimin e një sulmi “vdekjeprurës dhe antisemit”.

Burimet thanë se dy burrat, marokeno-italianë të moshës 20 dhe 22 vjeç, u kapën javën e kaluar në një makinë në veri të Francës. Në automjet u gjetën një armë gjysmëautomatike e mbushur, një shishe me acid klorhidrik dhe një flamur i Shtetit Islamik, sipas prokurorëve.

Dyshja kishte mbërritur në Francë në vitin 2017 së bashku me prindërit, pas disa viteve të kaluar në Itali. Sipas hetimeve, pasi nuk arritën të zhvillonin xhihad në Siri ose territoret palestineze, ata kishin ndërtuar një plan terrorist në Francë, me aspiratën të bëheshin martirë.

Analiza e pajisjeve dixhitale dhe deklaratat e të afërmve treguan një radikalizim të dy vëllezërve gjatë dy viteve të fundit, me një intensifikim të dukshëm të angazhimit xhihadist ditët para arrestimit.

Prokuroria njoftoi se të dy kishin ndërmarrë hapa konkretë për një sulm “vdekjeprurës dhe antisemit”, por nuk dha detaje mbi natyrën e saktë të komplotit. Hetimi zhvillohet ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme hyn në javën e tretë dhe shumë vende janë në gatishmëri të shtuar ndaj sulmeve të mundshme terroriste të lidhura me luftën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026