Propozimi për paqe, Zelensky: Së shpejti takohem me Trump

26 Dhjetor 2025 | 12:37

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 26 dhjetor se është pajtuar që të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, “në një të ardhme të afërt”, teksa Uashingtoni po përshpejton përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje të paqes mes Kievit dhe Moskës.

Zelensky njoftoi për takimin e planifikuar përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ka pranuar një raport nga sekretari i Këshillit Kombëtar për Siguri dhe Mbrojtje, Rustem Umerov, lidhur me kontaktet e reja me zyrtarët amerikanë.

“Nuk po e humbasim asnjë ditë. Kam rënë dakord për një takim të nivelit më të lartë – me presidentin Trump, në një të ardhme të afërt”, tha Zelensky, duke shtuar se “shumë mund të vendoset para Vitit të Ri”.

Trump nuk ka konfirmuar publikisht një takim të tillë.

Zelensky pritet të udhëtojë drejt Floridës më 28 dhjetor për bisedime të nivelit të lartë në Mar-a-Lago, thanë burimet për Kyiv Post.

Njoftimi vjen një ditë pasi Zelensky tha se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarit e Trumpit, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, për të diskutuar “idetë e mira për një paqe të qëndrueshme”. Sipas Zelenskyt, në bisedë morën pjesë edhe Umerov, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Andriy Hnatov, dhe ministri i Jashtëm, Andriy Sybiha.

“Diskutuam për disa detaje kyç të punës. Ka ide të mira që mund të ndihmojnë në arritjen e një rezultati të përbashkët dhe një paqe të qëndrueshme. Siguria e vërtetë, rimëkëmbja e vërtetë dhe paqja e vërtetë – këto janë ato që na duhen”, shkroi Zelensky.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Festimet e Kupës së Botës në Meksikë përfundojnë në tragjedi, humbasin jetën 3 persona nga asfiksia në turmë

Tre persona humbën jetën nga asfiksia, ndërsa mijëra tifozë mbushën rrugët e Ciudad de México gjatë festimeve për Kupën e Botës, njoftoi në orët e...
12:59 | 01/07/2026

Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima

Disa persona besohet se kanë vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë banimi në Antwerp të Belgjikës, këtë mëngjes, njoftoi policia lokale në...
12:42 | 01/07/2026

Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë

Rusia ka mbyllur trafikun nëpër disa pika kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë duke filluar nga e mërkura, tha Moska. Deklarata përmend vetëm një...
12:00 | 01/07/2026