Protesta kundër kufizimeve në Evropë, polakët bashkohen me marshimin në Gjermani, londinezët pa maska
Autoritetet në Gjermani kanë paralajmëruar se për shkak të numrit të lartë të infektimeve me COVID-19 periudha e izolimit mund të zgjasë deri në pranverë. Megjithatë në vend vijojnë protestat kundër masave kufizuese.
Ndërkohë, demonstrues polakë kanë kaluar urën nga Polonia në Gjermani për t’iu bashkuar protestës kundër kufizimeve. Protestuesit polakë dhe gjermane janë shfaqur duke mbajtur në duar jo vetëm flamujt kombëtarë, por edhe pankarta me mesazhe anti-Covid.
Kjo ka ardhur pasi Lëvizja gjermane “Kuerdenken” u kishte bërë thirrje protestuesve që të bashkoheshin dhe “të dërgonin një sinjal për paqe dhe liri”. Grupi argumenton se kufizimet e koronavirusit po rrezikojnë liritë themelore.
Shumë prej protestuesve nuk kanë mbajtur as maska dhe as distance fizike, ashtu sikurse kërkohet nga rregullat aktuale që ka vendosur Gjermania për të mbajtur nën kontroll dhe për të parandaluar situatën e pandemisë së COVID-19.
Mes një pranie të madhe policie, një grup i vogël organizoi një kundër-demonstratë, duke mbajtur pankarta me parulla antifashiste dhe thirrje për solidaritet në mes të pandemisë.
Nga ana tjetër, edhe në Londër janë organizuar protesta kundër masave të vendosura për të parandaluar pandeminë, si dhe kundër vaksinës. Ashtu sikurse në Gjermani edhe në Angli demonstruesit nuk kanë respektuar masat e mbajtjes së maskës dhe ruajtjes së distancimit social. Sipas protestuesve, pandemia nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim.
Protestat në Mbretërinë e Bashkuar kanë shkaktuar përplasje me policinë, si dhe janë raportuar të paktën 60 të arrestuar.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta