Protesta anti-qeveritare në Kubë, presidenti Canel akuzon SHBA: Faji i bllokadës amerikane

12 Korrik 2021 | 18:59

Presidenti i Kubës u bëri thirrje mbështetësve të revolucionit që të përballen me protestuesit në rrugë. Thirrja e Miguel Diaz Canel u dëgjua nga disa mijëra qytetarë që kundërshtojnë protestat anti-qeveritare që po mbahen në disa qytete të vendit, përfshi Havana, Santiago, San Antonio de los Banjos.

Menjëherë në rrugët e Havanës, shoqëruar me thirrje dhe parulla të ndryshme, u verifikuan përplasjet dhe shumë demonstrues u arrestuan.

Që prej së dielës, mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët e Kubës duke brohoritur “Atdheun ose jetën”, teksa vendi ndodhet në mes të një krize ekonomike të rënduar nga pandemia.

Presidenti Canel priti disa protestues në Havana, foli me disa vende fqinje për ndërprerjet e energjisë dhe fajësoi Shtetet e Bashkuara për embargon ekonomike.

“Në mes të kësaj situate, sikur të mos mjaftonte rënia e pandemisë, mafia kubano-amerikane po paguan mirë rrjetet sociale dhe YouTube për të ndikuar kundër Kubës, duke krijuar një fushatë që merr si pretekst situatën në vend. Ata kanë bërë vazhdimisht thirrje për demonstrata në të gjithë Kubën. Por, nëse doni që qytetarët kubanë të bëjnë një jetë më të mirë hiqni së pari bllokadën. Mos më thoni se kjo vjen nga paaftësia e qeverisë, brutaliteti i qeverisë, apo diktatura. Çfarë është diktatura në Kubë? Ajo që tregon se e gjithë bota është pak më mirë?”, u shpreh Miguel Diaz Canel.

Disa orë më herët, presidenti iu drejtua popullit në një dalje televizive ku iu kërkoi të dilnin në rrugë dhe të mbronin revolucionin.

“U bëj thirrje revolucionarëve të vendit, të gjithë komunistëve, të dalin në rrugë ku prej disa ditësh po ndodhin këto provokime dhe të përballen me ta në një mënyrë vendimtare, të palëkundur dhe të guximshme”, tha presidenti Canel.

Shtetet e Bashkuara deklaruan të dielën se janë shumë të shqetësuar ndaj thirrjeve për përballje të bëra nga presidenti kuban, me qëllim ndaljen e protestave kundër regjimit. Uashingtoni mbrojti lirinë e fjalës të popullit kuban dhe të drejtën për të protestuar.

Edhe Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) dënoi thirrjen e liderit kuban në atë që e cilësoi si apel për luftë civile dhe konfrontim kundër atyre që drejtojnë protestat anti-qeveritare.

Po ashtu, organizata të ndryshme si Amnesty International dhe Freedom House i bënë thirrje qeverisë në Havana që të respektojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

Këto janë protestat më të mëdha kundër qeverisë kubane që prej gushtit të vitit 1994, kur disa qindra qytetarë mbushën rrugët e kryeqytetit dhe nuk u larguan derisa lideri i atëhershëm, Fidel Castro, pranoi të dilte e të bisedonte me ta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026