Protesta antiqeveritare në Çeki, kundër rritjes së çmimeve, BE dhe ‘Ukrainës’
Prej disa ditësh qytetarët në Çeki protestojnë kundër qeverisë. Ata mblidhen në Pragë në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Shumë prej protestuesve mbajnë në duar flamuj kombëtarë, postera kundër qeverisë, kundër luftës dhe Bashkimit Evropian.
‘Ne nuk duam një qeveri shkatërruese, ndaloni rritjen e çmimeve”, shkruhej në disa nga pankartat.
Sipas autoriteteve, në shesh ishin mijëra protestues të cilët brohorisnin ‘Dorëhiquni, turp dhe ne duam paqe’.
Që nga nisja e muajit shtator kjo është protesta e tretë e madhe në Çeki.
Në demonstratën e parë morën pjesë 70 mijë qytetarë dhe numri i tyre ka vijuar të rritet,
Organizatorët e demonstratës, që e quajnë veten “Revolucioni jo i dhunshëm – Republika Çeke në vendin e parë”, nuk pajtohen me politikën aktuale të qeverisë dhe duan ndryshim. Nga podiumi në dy mitingjet e mëparshme, folësit kritikuan kryesisht çmimet e larta të energjisë, kursin pro-perëndimor të qeverisë aktuale dhe mbështetjen e saj për Ukrainën.
Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, i ka ofruar Ukrainës ndihmë të konsiderueshme ushtarake dhe humanitare që kur Rusia nisi agresionin e saj ushtarak në këtë vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta