Protesta dhe pasiguri, në shumë shtete të SHBA qytetarët kanë dalë në rrugë pro e kundër kandidatëve

5 Nëntor 2020 | 07:33

“Ndaloni numërimin”, mbështetësit e Donald Trump mësyn në një sallë votimi në Detroit ndërsa presidenti paditi shtetin e Miçigan për mos sigurimin e “hyrjes” në vendet e numërimit. Miçigani  është cilësuar si vendimtar në zgjedhje.

Qendra tregtare TCF në Detroit mbylli dyert e dritaret pasi qindra vëzhgues të votimeve hipën në ndërtesë teksa po numëroheshin fletët e votimit.

Në Çikago, po ashtu, demonstruesit marshuan, por këtë herë duke kërkuar që presidenti të pranojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ata mbanin pankarta ku lexohej “numëroni çdo votë” dhe “dilni tani!” 

Reagimi erdhi pasi Trump deklaroi në mënyrë parakohshme fitoren në garë dhe më vonë ngriti një numër procesesh gjyqësore për të ndaluar numërimin e votave në disa shtete kryesore.

Edhe në New York qindra qytetarë dolën në rrugë duke kërkuar gjithashtu të numërohej çdo votë duke akuzuar Trump për ndërhyrje në demokraci. Madje disa protestues u ndalën nga policia.

Pasiguria e rezultatit të zgjedhjeve dhe mënyra sesi u zhvillua procesi i numërimit ka shtuar tensionet në të gjithë vendit.

 

Lexoni gjithashtu:

Beteja ligjore e Trump

Kush do të drejtojë SHBA? Afro-amerikanët në Detroit presin rezultatin zyrtar të zgjedhjeve

Biden rrëmben dhe Miçiganin, çfarë do të thotë kjo për rrugëtimin e tij drejt Shtëpisë së Bardhë?

Ndryshim në politikën e jashtme, Trump tërhiqet nga Marrëveshja Klimatike e Parisit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara