Protesta e artistëve holandezë kundër masave anti-COVID kthen muzeun në parukeri
Artistët dhe punonjësit e muzeve protestuan në një mënyrë shumë të veçantë për të kundërshtuar masat strikte ndaj COVID-19, që nuk i lejojnë të ushtrojnë lirshëm aktivitetin e tyre.
Në ditë normale këtu do të kishte vepra artistike, piktura, statuja apo edhe koncerte por sot ka klientë të cilët presin flokët, rregullojnë thonjtë, bëjnë palestër apo joga. Sallat e koncerteve u shndërruan në qendra estetike të përkohshme. Por me një ndryshim; ke fatin të dëgjosh muzikë të luajtur nga një orkestër profesioniste.
Nuk jemi në një qendër estetike por jemi në ambientet e muzeut Van Gogh që ndodhet në Amsterdam.
“Ne po e organizojmë këtë për të theksuar sepse mendojmë se sektori i kulturës duhet të jetë i hapur. Muzetë në veçanti janë një vend shumë i sigurt për t’u vizituar. Ka shumë hapësirë, ajër të pastër. Thjesht nuk e kuptojmë pse jemi të mbyllur dhe një sallon bukurie është i hapur”, shprehet Emilie Gordenker drejtoreshë e muzeut ‘Van Gogh’.
50 vizitorë mirëpritën seancën e prerjes së flokëve. Ata mbanin maska dhe distancën, ndërsa në hyrje kontrolluan për certifikatat e COVID që tregonin nëse janë vaksinuar ose shëruar.
Muzetë e famshëm në të gjithë Holandën, nga Van Gogh në Amsterdam e deri te Frans Hals në Haarlem, hapën dyert e tyre duke rrezikuar të gjobiten.
Në një postim në Twitter, ministri i Kulturës shprehu mirëkuptim për protestën, por kërkoi kujdes.
Holanda lehtësoi disa masa fundjavën e kaluar, duke lejuar që palestrat, sallonet e bukurisë dhe dyqanet të rihapen. Por vendet kulturore u urdhëruan të qëndrojnë të mbyllura për publikun të paktën deri më 25 janar.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta