Protesta e studentëve në Turqi, policia ndalon me dhjetëra të rinj

8 Janar 2021 | 21:21

Policia turke ka ndaluar dhjetëra protestues në Ankara gjatë një demonstrate të zhvilluar në solidaritet me studentët e Universitetit të Stambollit, të cilët kundërshtuan emërimin e rektorit të ri nga Presidenti Taip Rexhep Erdoan.

Qindra studentë dhe rreth 16 pedagogë të fakultetit u shprehën se emërimi i Melih Bulu si rektor i Universitetit Publik turk, ishte një zgjedhje jo-demokratike. Studentët u përplasën me policinë ditën e hënë në hyrje të Universitetit, teksa demonstratat vazhdojnë prej 5 ditësh. Policia turke ka bastisur shtëpitë e rreth 22 studentëve që kishin marrë pjesë në protestë, përfshi studentë të universitetit Bogaziçi në Ankara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026