Protesta e trazira në Armeni, arrestohen 10 politikanë të opozitës

13 Nëntor 2020 | 07:34

Me mijëra qytetarë vijojnë të protestojnë për të tretën ditë radhazi në kryeqytetin e Armenisë, duke kundërshtuar kushtet e marrëveshjes së armëpushimit që u arrit mes Azerbajxhanin pas ndërmjetësimit me Rusisë.

Nagarno-Karabak shtrihet brenda Azerbajxhanit, por ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene të mbështetura nga Armenia që kur përfundoi luftën separatiste në 1994.

Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani do të mbajë territorin e Nagorno-Karabakut dhe zonat përreth të kapura gjatë konfliktit. Marrëveshja gjithashtu bën thirrje që forcat armene të dorëzojnë disa zona që ajo mbante jashtë kufijve të Nagorno-Karabakut.

Një akord i tillë nxiti festime në Baku, por zemëroi armenët. Protestuesit sulmuan ndërtesat qeveritare dhe kërkuan që pakti të zhvleftësohej. Partitë e opozitës armene dhe mbështetësit kërkuan që kryeministri Nikoll Pashinian të jepte dorëheqjen, duke e quajtur marrëveshjen që ai nënshkroi “të pabesë” dhe “poshtëruese”.

Në mbrëmje vonë, ligjvënësit thirrën një seancë urgjente të parlamentit për të shqyrtuar shkarkimin e Pashinianit, por nuk kishin kuorum për të vijuar.

Autoritetet armene thanë se gjatë protestave të së enjtes arrestuan 10 politikanë të opozitës me akuzat e nxitjes së trazirave masive.

 

Lexoni gjithashtu:

Vuçiç krahason Kosovën me Nagorno-Karabak dhe kërcënon me luftë

Qindra armenë mësyjnë në ndërtesën e qeverisë pas marrëveshjes së fundit të paqes me Rusinë

Armëpushim në Nagorno-Karabakh, Azerbajxhani, Armenia dhe Rusia nënshkruajnë një marrëveshje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026