Protesta edhe në Francë, qytetarët demonstrojnë kundër padrejtësive racore
Protestat kundër padrejtësive racore dhe dhunës policore kanë nisur edhe në Francë. Policia përdori gazlotsjellës ndaj demonstruesve që ishin mbledhur në Paris.
Protesta filloi paqësisht në një gjykatë në Paris ndërsa mijëra qytetarë u mblodhën duke iu bashkuar zemërimit global për vdekjen e George Floyd në Shtetet e Bashkuara.
Protestuesit në Francë gjithashtu kërkuan drejtësi për Adama Traoré, një qytetare me ngjyrë që vdiq gjatë një arrestimi policor në vitin 2016.
Tensionet u përshkallëzuan dhe në Marsejë dhe në Lion ku protestuesit u shpërndanë nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia.
Protestat janë përshkallëzuar në të gjithë botën në solidaritet me demonstruesit amerikanë.
Shefi i lartë i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell tha se BE ishte “e tronditur dhe e tmerruar” nga vdekja e Floyd. “Evropianët mbështesin të drejtën e protestës paqësore, dhe gjithashtu ne dënojmë dhunën dhe racizmin e çdo lloji, dhe bëjmë thirrje për qetësi,” shtoi Borell.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta