Protesta kundër kufizimeve, Gjermania pritet të votojë në parlament masat e reja

18 Nëntor 2020 | 15:48

Me mijëra qytetarë në Gjermani u mblodhën para Parlamentit për të kundërshtuar masat kufizuese të ndërmarra në kuadër të pandemisë. Shumë pak prej tyre janë parë të mbajnë maska apo të respektojnë distancën fizike.

Pritet që ligjvënësit gjermanë të debatojnë dhe pastaj të votojnë mbi një projekt-ligj që do të sigurojë mbështetjen ligjore për rregullat e distancës fizike, kërkesat për të mbajtur maskë në publik dhe mbylljen e dyqaneve dhe ambienteve të tjera, me qëllim për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Ndërsa masa të tilla mbështeten nga shumica e njerëzve në Gjermani, një pakicë ka organizuar tubime anembanë vendit duke argumentuar se kufizimet janë antikushtetuese.

Këto protesta kanë shkaktuar edhe përplasje mes forcave policore dhe demonstruesve. Gjatë një përshkallëzimi të protestave, policia ka përdorur ujë me presion për të shpërndarë demonstruesit, si dhe shumë prej tyre janë arrestuar.

Masat pritet të kalojnë në dhomën e ulët dhe atë të sipërme të parlamentit dhe të nënshkruhen shpejt nga presidenti i Gjermanisë. Megjithëse, shumë gjermanë i pranojnë kufizimet e vendosura, kritikët thonë se një përforcim i masave ancticovid i jep qeverisë më shumë pushtet dhe rrezikon të drejtat civile të qytetarëve.  

Një demonstratë në fillim të këtij muaji në qytetin lindor të Lajpcig përfundoi në kaos kur mijëra protestues kundërshtuan urdhrat e policisë. Gjermania, e cila është vlerësuar për mirë menaxhimin e të valës së parë të virusit, deri më tani ka regjistruar 13,000 viktima dhe po raporton rritje te infektuarve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026