Protesta kundër kufizimeve, holandezët përplasen me policinë, ukrainasit kundër vaksinimit

4 Nëntor 2021 | 09:00

Rikthimi i disa masave kufizuese në Holandë nuk është mirëpritur nga shumë qytetarë të cilët i janë rikthyer protestave. Me qindra demonstrues u përplasën me policinë në Hagë dhe gjatë trazirave të paktën 13 persona u arrestuan.

Rritja e të infektuarve me COVID-19  detyroi autoritetet që të rivendosin detyrimin e maskës në hapësirat publike dhe certifikata e gjelbër të dëshmohet në më shumë ambiente.

Protesta ka pasur edhe në Ukrainë, ku kundërshtohen jo vetëm masat kufizuese por edhe vaksinimi. Ukraina është ndër shtetet me nivelet më të larta të të infektuarve dhe viktimave.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ku lexohet, “thuaji jo pasaportave COVID”, “mbroni fëmijët tuaj”, “kundërshtoni gjenocidin COVID”.

“Shkollat janë mbyllur pa asnjë arsye, është padrejtësi, jemi pezulluar nga puna sepse nuk duam të jemi eksperiment mjekësor,” – shprehet një protestuese.

“Do të na kthejnë në mutandë, ata na injektojnë mikroçipa, duan të në kthejnë në robotë. Ne do të vijojmë të protestojmë,” – shtoi një tjetër protestues.

Vaksinat janë bërë të detyrueshme për punonjësit shtetërore dhe në zonat e kuqe, ku përfshihet edhe Kievi, vetëm personat e vaksinuar apo ata të pajisur me test negative lejohet të hyjnë në bare, palestra apo të përdorin edhe transportin publik.  

Parlamenti ukrainas miratoi një ligj për të burgosur apo për të gjobitur me 6.460 dollarë të gjithë ata persona që falsifikojnë apo përdorin certifikatat të rreme COVID-19.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026