Protesta kundër masave kufizuese, qytetarët demonstrojnë në disa qytete të Rumanisë, përplasje me policinë
Qytetarët rumunë vijojnë të protestojnë duke kundërshtuar masat anti-COVID.
Pavarësisht paralajmërimeve dhe gjobave të marra, protestuesit u mblodhën për të tretën ditë duke marshuar drejt Ministrisë së Brendshme për të vijuar më pas për në Pallatin Presidencial.
Protestat kanë përfshirë disa qytete rumune.
Ata kërkojnë që maska të mos jetë e detyruar dhe të lehtësohen masat kufizuese të rivendosura ditën e dielë.
Në Craiova, (Rumania Jugperëndimore), protestuesit dogjën fotografitë e kreut të Departamentit për Situatat e Emergjencës.
Në Galati, (Rumania Lindore), ata që dolën në rrugë hodhën gurë dhe fishekzjarre.
Në Pitesti, (Rumania Jugore), u dëgjuan brohoritje ksenofobike dhe brohoritje si “hajdutë” dhe “vrasës”.
Një natë më parë në Bukuresht protestuesit u përplasen me policinë ku kjo e fundit përdori gazlotsjellës për të shpërndarë turmën, dhjetëra njerëz të plagosur dhe qindra të tjerë u arrestuan.
Dymbëdhjetë policë kishin nevojë për ndihmë mjekësore, e pothuajse 200 njerëz u gjobitën.
Drejtuesit e Partisë të ekstremit të djathtë janë ata që kanë bërë thirrje për protesta të cilëve iu bashkuan edhe punëtorët e sindikatës së metrosë dhe tifozë futbolli.
Protestuesit, shumica pa maska dhe pa ndjekur rregullat e distancës, shprehen se masat e autoriteteve po ndikojnë shumë në ekonomi dhe jetën shoqërore.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta