Protesta kundër presidentit në Brazil, qytetarët kërkojnë hetim për menaxhimin e pandemisë
Protestues të shumtë mbushën rrugët në Brazil për të kërkuar hetimin e presidentit, Jair Bolsonaro dhe më shumë vaksina për të luftuar coronavirusin, teksa vendi përballet me valën e dytë më fatale në botë pas Shteteve të Bashkuara.
Protestat filluan pasi ditën e premte, Gjykata Supreme autorizoi hapjen e një hetimi mbi Bolsonaro, në lidhje me parregullsitë e konstatuara në prokurimin e vaksinave të prodhuara në Indi.
Protestat ishin programuar fillimisht për më 24 korrik, por u mbajtën para kohe pasi provat për parregullsitë e lidhura me vaksinën u paraqitën përpara një komisioni të Senatit, që po hetonte menaxhimin e pandemisë nga qeveria federale.
Kriza e coronavirusit në Brazil është karakterizuar nga një proces i ngadaltë vaksinimi. Manifestimet tërhoqën disa mijëra njerëz nga 13 shtete të Brazilit. Ato pritet të zgjerohen dhe të mbahen edhe në qytetin më të madh të vendit, Sao Paulo.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 500 mijë viktima nga COVID-19 në Brazil
Presidenti brazilian gjobitet me 75 euro për mos mbajtje të maskës
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta