Protesta kundër presidentit në Çeki, kundërshtoi përgjegjësinë e Rusisë
Të paktën 10 mijë persona u mblodhën në Pragë dhe në qytete të tjera të Republikës Çeke për të protestuar kundër presidentit Milos Zeman.
Zemërimi qytetar erdhi pasi ai deklaroi se shërbimet sekrete ruse mund të mos kenë lidhje me shpërthimin në një depo armësh në vitin 2014, që vrau dy persona.
Ndryshe nga sa thoshin shërbimet sekrete të vendit, që ia atribuonin përgjegjësinë shërbimit sekret ushtarak të Rusisë, GRU.
“Në fillim ai heshti, pastaj mbajti fjalimin ku kopjoi linjën e propagandës ruse dhe dezinformimin në favor të Rusisë, duke sfiduar shërbimet çeke të sigurisë dhe duke ngritur mosbesim. Kjo është skandaloze”, tha Benjamin Roll, lider i Momenti për Demokraci.
Qytetarët çekë janë të dëshpëruar sepse mendojnë se presidenti nuk po thotë të vërtetën. Ata thonë se fjalët e tij bien ndesh me interesat e vendit dhe lëndojnë familjet e viktimave.
“Faktikisht presidenti bashkëpunon me qeverinë ruse. Mesa duket plotëson dëshirat e saj”, shprehet një protestues.
“Ai shkel kushtetutën dhe mbështet hapur interesat e Rusisë”, deklaron një tjetër qytetar.
Komentet e Zeman vijnë një javë pas nisjes së krizës diplomatike mes Pragës dhe Moskës.
Qeveria çeke dëboi 18 diplomatë rusë pasi hetimet fajësonin Rusinë për shpërthimin. Nga ana e tij Kremlini i kundërshton akuzat dhe ka dëbuar 20 diplomatë çekë si kundërpërgjigje, lëvizje që thuajse ka paralizuar punën e ambasadës çeke në Moskë.
Zeman ka paralajmëruar qytetarët që të distancohen nga histeria dhe ka bërë thirrje që të priten rezultatet e një hetimi zyrtar.
Kjo, pasi një tjetër hetim lidhur me shpërthimin është marrë përsipër nga prokuroria çeke.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta