Protesta kundër vaksinimit në Itali, manifestuesit tentojnë të sulmojnë zyrën e kryeministrit

10 Tetor 2021 | 10:38

Policia italiane përdori topa uji dhe gaz lotsjellës ditën e shtunë, për të zmbrapsur disa qindra njerëzit, mes të cilëve aktivistë pro-fashizmit, që po protestonin në Romë kundër një urdhri të qeverisë që e bën Lejen e Gjelbër anti-COVID të detyrueshme për të gjithë punëtorët.

Një grup protestuesish u përpoqën të përçanin kordonët e policisë për të arritur zyrën e kryeministrit Mario Draghi, ndërsa një tjetër u përpoq të hapte rrugën drejt selisë së sindikatës së punëtorëve, CGIL.

Protesta erdhi disa ditë përpara se Italia të bëhet vendi i parë në Evropë që detyron të gjithë punëtorët të kenë Lejen e Gjelbër, në përpjekje për të frenuar përhapjen e coronavirusit.

Leja në fjalë, që në formë digjitale apo në letër tregon nëse dikush ka marrë të paktën një dozë vaksine, ka rezultuar negativ, ose së fundmi ka kaluar virusin, ishte planifikuar fillimisht të përdorej për të lehtësuar udhëtimin mes shteteve të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Draghi kritikoi dhunën e verifikuar në protesta dhe deklaroi se qeveria e unitetit kombëtar mbetet e vendosur për të çuar deri në fund fushatën e vaksinimit.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026