Protesta në aeroportet e Francës, punonjësit kundër shkurtimit të pagave

3 Korrik 2021 | 14:25

Udhëtarët nuk patën probleme apo vonesa, ndonëse një grevë kundër shkurtimeve të pagave ka nisur prej tri ditësh nga punonjësit e grupit Aéroports de Paris (ADP), i cili drejton aeroportet e Parisit, “Charles de Gaulle” dhe “Orly”.

Mëngjesin e kësaj të shtune, rreth njëqind punonjës marshuan në një nga terminalet e “Charles De Gaulle” nën tingujt e një bande muzikore. Me ta u bashkuan edhe njëqind protestues të tjerë.

Disa prej demonstruesve u gjobitën me 135 euro nga policia për “pengimin e funksionimit të aeroportit” dhe “praninë e pajustifikuar në aeroport”.

“Kompania e aeroporteve të Parisit mund të blejë 1.6 miliardë aeroporte në të gjithë botën, por nuk dëshiron të na paguajë pagat tona. Ky është një mashtrim”, shprehet një protestues.

Tri sindikata po bëjnë thirrje që aksioni të vazhdojë deri të hënën për të siguruar tërheqjen nga plani për të përshtatur kontratat e punës (PACT), i cili parashikon një ulje të pagave ose eliminim të shpërblimeve. Nëse refuzojnë të nënshkruajnë, punonjësit rrezikojnë të pushohen nga puna.

Radhë të mëdha pasagjerësh mund të shiheshin gjatë kontrollit, pasi udhëtarët u paralajmëruan të vinin herët në mënyrë që të mos kishte vonesa për shkak të protestës, pasi kjo është periudha që përkon edhe me nisjen e sezonit të pushimeve. Por duket se pas një kohe të gjatë izolimi për shkak të COVID, asgjë nuk e turbullon dëshirën për të udhëtuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026