Protesta në Francë kundër planit për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç

31 Janar 2023 | 14:35

Një grevë mbarëkombëtare ka nisur në Francë në një valë të dytë protestash kundër planeve të presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Tetë sindikata të mëdha marrin pjesë në grevë, e cila   po ndikon në zhvillimin normal të mësimit, transportin publik dhe rafineritë e naftës.

Protestat zhvillohen në të gjithë Francën, pasi dita e parë e aksionit tërhoqi më shumë se një milion njerëz.

Sindikatat thanë se gjysma e mësuesve të vendit i janë bashkuar grevës.

Qeveria Macron po ecën përpara me reformat e moshës së pensionit edhe pse sipas sondazheve të opinionit dy të tretat e votuesve janë kundër ndryshimeve.

Mijëra protestues  dolën në  rrugët e qytetve të Toulouse, Marseille, Nice dhe Saint Nazaire.

Protestat në rrugë priten në të paktën 200 qytete dhe rreth 11,000 policë janë në gatishmëri

mosha e daljes në pension në Francë 62 vjeç është më e ulët se shumica e vendeve të tjera në Evropën Perëndimore. Në Itali dhe Gjermani, del në pension  67 vjeç, në Spanjë është 65 vjeç dhe në Mbretërinë e Bashkuar është 66 vjeç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026