Protesta në Greqi dhe Francë kundër vaksinimit të detyrueshëm

15 Korrik 2021 | 14:59

Vendimi i disa shteteve evropiane për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin e stafit mjekësor apo edhe planet se në bare dhe restorante duhet të hysh i vaksinuar, ka ngjallur reagime të forta tek qytetarët.

Më shumë se 5,000 qytetarë protestuan jashtë parlamentit në Athinë, pasi qeveria njoftoi se vaksinat do të jenë të detyrueshme për punëtorët në sektorë të caktuar.

Duke kënduar himnin kombëtar dhe duke valëvitur flamujt grekë, protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Jo vaksinimeve të detyrueshme” dhe “Ne i themi jo helmit të vaksinave”.

Klerikët fetarë u bashkuan me tubimet duke mbajtur në duar kryqe.

“Çdo person ka të drejtë të zgjedhë. Ne zgjedhim, asnjë qeveri nuk mund të zgjedhë për ne”, u shpreh një kardiolog.

Një protestë e ngjashme u zhvillua në qytetin verior të Selanikut.

Rreth 41% e grekëve janë vaksinuar plotësisht. Shteti fqinj ka regjistruar një rritje të menjëhershme të infeksioneve në javën e fundit, me 3,109 raste të reja COVID-19 gjatë të martës, një nivel që nuk është parë që nga fillimi i prillit.

Në Francë po ashtu qytetarët kundërshtojnë planet e Presidentit Macron se duke nisur nga gushti në autobusë, bare, restorante, kinema mund të futen vetëm të vaksinuarit apo ata që dëshmojnë një test negativ.

Edhe në Francë vaksinimi i stafit mjekësor është kërkuar që të jetë i detyrueshëm. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026