Protesta në Moldavi kundër projektligjit të kalimit të pushtetit tek parlamenti
Me mijëra qytetarë kanë protestuar në Moldavi duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo pasi qeveria ka miratuar një projektligj për kalimin e kontrollit të pushtetit nga presidenti tek parlamenti.
“Ata duan që ta vendosin pushtetin në duart e një personi të vetëm dhe ta shndërrojnë atë në një diktator, duke na kthyer në skllevër,” – tha Vladimir Dinica, protestues.
“Ndërkohë që Dodon ishte president, ai kërkoi që pushteti të kalonte nga parlamenti tek ai. Tani që humbi zgjedhjet dhe vendi ka një president të re, e cila është në anën e qytetarëve, ata duan t’i presin krahët dhe ta privojnë atë nga gati i tërë pushteti,” – u shpreh Mihail Gorban, një tjetër protestues.
Muajin e kaluar Moldavia zgjodhi si kkryetare shteti kandidaten Maia Sandu. Megjithatë kundërshtari i saj Igor Dodon dhe antarët e parlamentit që janë mbështetës të ish-presidentit, nuk e pranojnë këtë humbje.
Rreth 20.000 protestues mbështetës të presidentit që pritet të marrë pushtetin janë grumbulluar përpara godinës së parlamentit duke thënë se “nuk do të dorëzohemi”.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta