Protesta në SHBA, mbështetësit dhe kundërshtarët e Trump përplasen në Uashington

13 Dhjetor 2020 | 10:11

Disa mijëra simpatizantë të presidentit Donald Trump u mblodhën në Uashington në fundjavë, në mbështetje të përpjekjeve të tij të dëshpëruara për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Përplasje sporadike u verifikuan mes manifestuesve pro-Trump dhe atyre anti-Trump ditën e shtunë.

“Ata duhet t’i rregullojnë zgjedhjet. Zgjedhjet duhet t’i shërbejnë së ardhmes, së ardhmes së fëmijëve të mi dhe nipërve të mi. Amerika nuk është republikë bananesh, ndaj duhet t’i rregullojmë zgjedhjet,” – tha Susan K. Bowman, njw mbështetëse e Trump nga Hampton.

“Përse është e rëndësishme që unë të jem këtu? Sepse ne duhet të shpëtojmë republikën dhe kushtetutën tonë. Ne nuk mund të lejojmë që shtete individuale të shkelin ligjin në një tokë të ngritur mbi ligje, ja përse,” – tha Eugen McVey, mbështetësi i Trump.

Mediat amerikane raportuan se 4 persona u dërguan në spital me plagë armësh të ftohta, ndërsa Departamenti lokal i Policisë bëri të ditur se 23 persona u arrestuan.

Trump, mandati i të cilit përfundon më 20 janar, refuzon të lëshojë postin ndërsa kapet pas deklaratave të pabaza për shkelje, të cilat janë rrëzuar nga gjykatat, përfshirë ajo Supreme.

 

Lexoni gjithashtu:

”Kemi fituar dy herë”, Trump përsërit fitoren e rreme gjatë eventit Hebre Hanukkah

”Jepi fund shfaqjes”, zyrtarët republikanë, mesazh Trump: E ke humbur Xhorxhian

‘S’ka prova për manipulim zgjedhjesh’, Prokurori i Përgjithshëm Barr hedh poshtë pretendimet e Trump

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026