Protesta para konsullatës kineze në Mançester, kontestohet rizgjedhja e Xi Jinping

17 Tetor 2022 | 19:31

Policia britanike po heton sulmin në dëm të një protestuesi pro-demokracisë nga Hong Kongu, që u dhunua përpara konsullatës kineze në Mançester.

Pamjet filmike tregojnë protestuesit që vërshojnë drejt dyerve të konsullatës, kur një person me një poster satirik të presidentit Xi Jinping në duar sulmohet nga shumë të tjerë.

Demonstrata jashtë konsullatës, për të cilën policia ishte informuar, u mbajt ditën e hapjes së Kongresit të Partisë Komuniste në Pekin, që pritet t’i japë presidentit Xi mandatin e tretë.

Të hënën, qeveria kineze mohoi të ketë pasur dijeni për agresionin.

“Nuk jam në dijeni të ngjarjes së përmendur. Ambasada dhe konsullatat kineze në Britani kanë vepruar gjithmonë në përputhje me ligjet vendase. Shpresojmë që pala britanike të ofrojë për zyrat tona diplomatike performancën normale të detyrimeve që rrjedhin nga Konventa e Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike”, theksoi Wang Wenbin, zëdhënës i qeverisë kineze.

Aktivisti pro-demokracisë deklaroi për BBC se ishte dhunuar nga dy persona që dolën nga konsullata për të grisur posterët e manifestuesve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026