Protesta për klimën, në Francë më shumë presion mbi ligjvënësit për projektligjin e ri
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në qytete anembanë Francës për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj asaj që ata e kanë quajtur “pseudo” projekt-ligji që po shqyrtohet në parlament, një projektligj mbi mjedisin.
Në Paris dhe Lion protestat ishin më masive.
Protestuesit u thirrën nga organizatat jofitimprurëse dhe sindikatat, të cilat argumentojnë se ligji i ri i Francës për ndryshimin e klimës nuk do ta ndihmojë vendin të përmbushë qëllimet minimale të emetimeve të Bashkimit Evropian.
“Ekziston një urgjencë e vërtetë, një kërkesë nga qytetarët që ndryshimi të nis tani. Dhe ne kemi përshtypjen se të gjithë organet demokratike kanë humbur fuqinë e tyre dhe se rruga mbetet një nga bastionet e fundit për të shprehur veten si qytetarë, u shpreh një qytetare.
Projekt-ligji aktual propozon uljen e emetimeve të karbonit me 40 përqind deri në 2030.
Por, Marrëveshja e Gjelbër Evropiane synon që BE si një e tërë të ulë emetimet e saj të karbonit me 55 përqind.
Ligjvënësit francezë do të fillojnë të shqyrtojnë projekt-ligjin dhe organizatorët kanë bërë thirrje që nëse ligji miratohet të vijojnë protestat.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta