Protesta të dhunshme në Greqi, Etmond Guri: Njerëzit janë të lodhur nga masat kufizuese
Ditën e djeshme, kryeqyteti i Greqisë u përfshi nga protesta të dhunshme, ku mbetën të plagosur tre oficerë policie. Protestat nisën për shkak të dhunimit të një te riu pak ditë më parë nga forcat e rendit. Më shumë se 1 mijë persona vërshuan në rrugët e lagjes “NEA SMIRNI” në Athinë, duke protestuar para rajonit policor.
Grupe të rinjsh hodhën bomba molotov, gurë dhe sende të tjera drejt ndërtesës. Ndonëse Athina është nën masa të forta kufizimi kjo nuk i ka ndalur protestuesit të shkaktojnë trazira.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis akuzoi opozitën se duke bërë thirrje për protesta, minoi masat izoluese anti-covid.
“Ka kohë që situata në Greqi, kryesisht për shkak të mbylljes për një periudhë të gjatë kohore vihet re një lodhje, që vjen si nga qytetarët ashtu edhe nga Policia”, tha ai.
Tensioniet në protestë shton z. Guri janë shkaktuar pasi autoritetet kanë regaur me vonesë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ku Policia dhunoi një të ri.
“Kjo ka sjellë që në shumë raste të kemi dhunë të shtuar, siç ndodhi rasti në fjalë, ku një skuadër e policës së ndërhyrjes së shpejtë dhunoi një qytetar. Njerëzit reaguan për të mbrojtur individin, i cili u godit nga policia. Ajo që agravoi më shumë është se autoritetet vonuan shumë për të sqaruar situatën”, shton ai.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta