Protesta të dhunshme në Itali, pronarët e bareve dhe restoranteve ngrihen kundër kufizimeve
Tensionet ishin të larta të martën jashtë selisë së Parlamentit italian, teksa pronarët e bareve dhe restoranteve u përleshën me policinë gjatë një proteste kundër kufizimeve të COVID-19.
Disa qindra persona u mblodhën jashtë pallatit Montecitorio për të manifestuar kundër mbylljes së subjekteve të tyre, duke kërkuar që të rihapen.
Komuniteti i biznesit në Itali është goditur rëndë sidomos në periudhën e Pashkës, kur e gjithë Italia ishte “zonë e kuqe”, me bizneset e mbyllura dhe kur nuk lejoheshin as porositë për të marrë me vete.
Gjatë protestës u hodhën shishe qelqi ndaj policisë, e cila e shtyu turmën larg hyrjes që çon në dhomën e ulët të Parlamentit.
Një person u pa të ishte lyer me ngjyrat e flamurit italian në fytyrë dhe me një kostum njësoj si ai i një prej protagonistëve të mësymjes ndaj Capitol Hill më 6 janar, në Shtetet e Bashkuara.
“Na kanë marrë të drejtën për të punuar, na kanë marrë dinjitetin tonë. Nuk kemi para për të blerë bukë. Unë kam 3 fëmijë, njëri prej të cilëve 12 vjeç, dhe nuk di çfarë t’u them pse nuk mund t’iu blej këpucë dhe rroba, sepse prej 14 muajsh qeveria nuk na lë të punojmë”, u shpreh Monica, një pronare restoranti.
Restorantet dhe baret në Itali do të qëndrojnë të mbyllur të paktën deri më 30 prill, pasi ka pasur një rritje të rasteve të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID në 2 muajt e fundit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta