Protestat masive në Siatëll, autoritetet vendore kundër planit të Trump

12 Qershor 2020 | 10:15

Autoritetet në shtetin veri-perëndimor të Uashingtonit kanë reaguar pasi presidenti Donald Trump kërcënoi me marrjen nën kontroll të një zone pa prani policore, të kontrolluar nga protestuesit në Siatëll.

Guvernatori Jay Inslee deklaroi se zoti Trump duhet të qëndrojë larg problemeve të shtetit, ndërsa kryetarja e Bashkisë së Siatëllit tha se çdo pushtim i qytetit do të ishte ilegal.

Policia braktisi një komisariat policie në Siatëll të hënën pas shumë ditë përleshje. Trump tha se zona ishte marrë nën kontroll nga “terroristë të brendshëm”.

Që kur policia u tërhoq, demonstratat në zonë kanë qenë kryesisht paqësore. Ajo është pagëzuar me akronimin CHAZ, që do të thotë Zona Autonome e Capitol Hill. Disa qindra persona janë mbledhur atje për të demonstruar, dëgjuar fjalime dhe ndjekur evente.

Protestat në Siatëll të shtetit të Uashingtonit nisën pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd teksa ndodhej në duart e policisë, në qytetin Mineapolis.

Presidenti Trump u ka bërë thirrje shteteve që të dalin me një qasje të fortë ndaj protestuesve, ndërsa ka shqyrtuar propozimet për reformimin e policisë, përfshirë më shumë fonde për stërvitjen dhe udhëzime të tjera për përdorimin e forcës.

Sidoqoftë, ai refuzoi thirrjet për një shkrirje të policisë, duke e cilësuar lëvizjen në fjalë si një “masë ekstreme”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026