Protestat në Bjellorusi, autoritetet kërcënojnë se do të përdorin armë vdekjeprurëse kundër protestuesve
Vijojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve në rrugët e Minsk.
Këtë herë qytetarët protestonin kundër arrestimeve masive të kryera gjatë fundjavës. Gjatë ditës së dielë më shumë se 700 persona u ndaluan gjatë protestës e cila përbën tubimin e nëntë radhazi kundër regjimit të presidentit Lukashenko, protesta të nisura pas 9 gushtit kur u zhvilluan zgjedhjet presidenciale.
Në mesin e tensioneve Policia akuzon protestuesit se kanë nisur të radikalizohen e të bëhen të dhunshëm. Oficerët janë autorizuar se nëse është e nevojshme të përdorin forcën kundër demostruesve.
“Ne nuk do të lejojmë rrëmuje në rrugë do të sigurohemi që në vend të vendoset rend dhe rregull. Oficerët e zbatimit të ligjit dhe të tjera forca do të përdorin pajisjet e nevojshme të kontrollit e nëse do të jetë e nevojshme edhe armë vdekjeprurëse”,- u shpreh Gennady Kazakevich, Zëvendësministri i parë i Brendshëm i Bjellorusisë
Autoritetet bjelloruse janë kritikuar edhe më parë për dhunën dhe torturën e përdorur për të shtypur protestat në vend. Nga ana tjetër bashkimi Evropian është duke konsideruar vendosjen e sanksioneve kundër presidentit Aleksandër Lukashenko.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta