Protestë në mbrojtje të emigrantëve në kufirin Kroaci-Bosnje: Të ndalet dëbimi i tyre i dhunshëm

20 Qershor 2021 | 09:01

Mbi 100 njerëz nga vende të ndryshme evropiane bllokuan për pak orë kalimin kufitar midis Kroacisë dhe Bosnjës, duke kërkuar që të respektohen të drejtat e njeriut për emigrantët që hyjnë në Bashkimin Evropian.

Anëtarët e OJQ-ve për të drejtat e njeriut, kryesisht nga Italia, por edhe nga Gjermania, Austria, Spanja dhe Sllovenia, arritën të bllokojnë trafikun kufitar për disa orë, duke parkuar makinat e tyre në mes të vijës kufitare. Kalimi kufitar që lidh BE-në me Bosnjën veriperëndimore shpesh është përdorur nga emigrantët që përpiqen të kalojnë në bllok.

“Ka njerëz që na mbështesin nga Spanja, Gjermania, Franca, nga Austria, ka njerëz që vijnë edhe nga Sllovenia. Të gjitha këto organizata, si qytetarë evropianë, janë të sëmurë nga politikat evropiane për migracionin. Ne jemi këtu për të protestuar kundër kësaj, ne jemi këtu për të shfuqizuar ‘Frontex’, ne jemi këtu që t’i jepen të drejtat themelore çdo qenieje njerëzore”, – u shpreh Francesco Cibati, president i një organizate italiane për të drejtat e njeriut.

Protestuesit kërkuan që kthimet e dhunshme të emigrantëve, të pretenduara se janë kryer nga policia kroate, të ndalen menjëherë. Policia kroate nuk reagoi ndaj protestës dhe demonstrata u shpërnda shpejt. Por, protestuesit thanë se ata do të kthehen, duke kërkuar ndalimin e dëbimit të emigrantëve nga BE dhe që unioni të japë azil për ata që kanë nevojë për të.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026