Protestuesit në Amerikë i vënë flakën një restoranti pas vrasjes së një tjetër personi me ngjyrë nga policia
Protestuesit në Amerikë bllokuan të shtunën një autostradë në Atlanta dhe i vunë flakën një restoranti, ku policët kishin vrarë një person me ngjyrë ndërsa përpiqej t’i shpëtonte arrestit. Ky incident i filmuar në video i nxiti më shumë demonstratat në Amerikë, nisur që prej vrasjes së George Floyd.
Demonstratat e fundit në Atlanta filluan pak pas mesnatë ndërsa disa pamje ajrore tregojnë të gjithë restorantin të përfshirë nga flakët dhe asnjë zjarrfikës në perimetër.
Sipas hetimeve nga shteti i Atlantës, forcat e policisë ishin njoftuar se i riu po flinte në zonën e restorantit ku porositen ushqime që mund të merren me vete. Më pas forcat e policisë tentuan ta arrestonin, pasi i kryen një test alkoli.
Pamje të filmuara nga një kalimtar tregojnë 27-vjeçarin gjatë një zënke me oficerët, ku me kalimin e kohës Brooks vrapon për tu larguar nga parkingu i restorantit së bashku me një pistoletë elektroshoku të policisë.
Video e dytë nga kamerat e restorantit e shfaqin të riun teksa vrapon, duke i drejtuar policëve pistoletën elektroshok dhe më pas qëllohet nga oficerët.
Avokatët përfaqësues të familjes së tij u thanë gazetarëve se autoritetet e Atlantës nuk kishin të drejtë të qëllonin edhe nëse ai u kishte drejtuar atyre pistoletën elektroshok, një mjet jo vdekjeprurës.
Brooks ishte babai i një vajze të re. Vrasja e tij ndodhi gjatë një periudhe dy javore të protestave mbi vdekjen e një 46-vjeçari me ngjyrë nga policia.
Ndërkaq, autoritetet akoma nuk kanë bërë publikë emrat e dy oficerëve të policisë të përfshirë në vrasjen e 27-vjeçarit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta