Protestuesit në Boston dhe Virxhinia shkatërrojnë statujën e Christopher Columbus
Protestues të “Black Lives Matter” në Boston i hoqën kokën statujës së Christopher Columubusit, të njëjtën ditë që një statujë tjetër e tij u gjet e shkatërruar dhe e hedhur në një liqen në Virxhinia.
Columbus u lind në Xhenova të Italisë më 1451 dhe udhëtimi i tij përmes Atlantikut i hapi rrugë kolonizimit europian të Amerikës. Ai mbërriti në Amerikë më 12 tetor 1492, dita që festohet sot e kësaj dite në SHBA.
Në Riçmond të Virxhinias, statuja, e cila u shkul nga themelet e saj një ditë më parë, u nxor nga liqeni, e lyer me bojë të kuqe dhe të bardhë, me anë të një rimorkiatori.
Protestuesit në Riçmond dhe Virxhina kërkojnë drejtësi për vrasjen e George Floyd nga policia dhe fundin e pabarazisë racore.
George Flody, 46-vjeç, vdiq nga asfiksimi pasi një polic e shtriu në tokë dhe i vendosi gjurin në qafë për rreth 9 minuta, edhe pse ai dëgjohet të ripërsërisë se nuk mund të marrë frymë.
Që prej asaj dite, në SHBA dhe në vende të tjera të botës, janë mbajtur demonstrata që dënojnë dhunën policore dhe racizmin.
Disa nga aksionet e shoqërisë civile përfshijnë shkatërrimin e monumenteve që lavdojnë imperialistë të së shkuarës, të cilat shihen në shoqëritë e sotme multi-etnike si ofenduese. Protestuesit kanë shkatërruar statuja që lidhen dhe përfaqësojnë perandoritë dhe tregtinë e skllevërve.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta