Prova me raketë balistike e Koresë së Veriut, reagon Japonia

4 Tetor 2022 | 20:41

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike  mbi Japoni, në atë që duket të jetë një përshkallëzim i qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit.

Raketa ka fluturuar në orët e para të mëngjesit mbi pjesën veriore të Japonisë  dhe besohet se ka rënë në Oqeanin Paqësor.

Një lëshim i tillë u etiketua nga Japonia një akt “provokues dhe i pamatur”.

Siç raportojnë mediat qytetarët japonezë u zgjuan mëngjesin e sotëm të alarmuar dhe u urdhëruan gjithashtu të  strehoheshin.

Banorët e ishullit Hokkaido dhe qytetit të Aomorit thuhet se u tronditën nga sirenat dhe lajmet ku thuhej: Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë. Ju lutemi evakuoni në ndërtesa ose nëntokë”.

Teksa raketa fluturoi mbi ta, ata u paralajmëruan që të ruheshin nga mbeturinat që bien.

Çfarë lloj rakete është ajo?

Siç shkruajnë mediat raketa e lëshuar të martën përshkoi një distancë prej 4600 kilometrash, në lartësinë rreth 1000 kilometra dhe shpejtësia maksimale e saj arriti në 17 Mach, që do të thotë se është 17 herë më e shpejtë se shpejtësia e zërit

Ky është lëshimi i parë i raketës së Koresë së Veriut mbi Japoni që nga viti 2017.

OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut të testojë armë balistike dhe bërthamore. Fluturimi i raketave drejt ose mbi vende të tjera pa ndonjë paralajmërim ose konsultim paraprak, është gjithashtu në kundërshtim me normat ndërkombëtare.

A është e rrezikshme?

Koreja e Veriut zakonisht lëshon raketat e saj në ujërat afër bregut të Gadishullit Korean, gjë që e bën këtë fluturim mbi Japoni shumë më provokues, si për arsye praktike ashtu edhe simbolike.

Ky lloj lëshimi i paparalajmëruar mund të përbëjë rrezik për avionët dhe anijet. Nëse testi do të kishte dështuar, ai mund të kishte kërcënuar zona të mëdha të populluara.

Pse tani?

Ka mendime të ndryshme se çfarë mund ta ketë bërë Korenë e Veriut të lëshojë këtë raketë. Robert Ward, bashkëpunëtor i lartë për studimet e sigurisë japoneze në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, vuri në dukje kërcënimet e shumta të sigurisë me të cilat përballet Japonia.

“Koreja e Veriut mund të përpiqet të përfitojë nga situata e paqëndrueshme ndërkombëtare” tha ai.

Ka edhe arsye praktike, Koreja e Veriut shpesh ndalon në testime gjatë verës kur moti është i keq dhe rifillon kur vjen vjeshta dhe dimri, që do të thotë se tani mund të jenë kushtet e duhura për testim, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026