Rikthehet COVID-19 në provincën e Hebeit, urdhërohet mbyllja e shkollave

11 Janar 2021 | 09:06

Autoritetet në Kinë kanë raportuar për një numër të lartë të rasteve të reja me COVID-19 në provincën e Hebeit, në kufi me Pekinin.

Këto shifra janë ndër më të lartat të raportuara gjatë muajve të fundit në Kinë dhe qeveria i ka bërë thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë si dhe ka urdhëruar që shkollat të mbyllen një javë më herët, ndërsa Kina pret Vitin e Ri.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha të mërkurën se Hebei kishte regjistruar 82 raste të reja me COVID-19, të gjithë me simptoma të dukshme.

Që prej fillimit të pandemisë në Kinë janë raportuar 87,536 raste dhe 4,634 viktima nga coronavirusi.

Provinca e Hebeit është kthyer në shqetësim për shkak të afërsisë që ka me kryeqytetin e vendit. Disa pjesë të vendit janë nën izolim dhe udhëtimet janë të pezulluara.

Kina njoftoi të hënën se një skuadër ekspertësh nga Organizata Botërore e Shëndetësie do të mbërrinte në vend për të hetuar origjinën e pandemisë së coronavirusit.

Një njoftim, jo më i gjatë se një fjali, nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit, tha se ekspertët do të mbërrinin të enjten për tu takuar me ekipin kinez dhe për të vazhduar më pas me hetimin.

 

Lexoni gjithashtu:

Sot injektohen dozat e para të vaksinës anti-COVID në Shqipëri

Serbia rezervon miliona vaksina anti-Covid nga Kina, deri më tani ka vaksinuar 9300 persona

Vaksinohet çifti mbretëror, Mbretëresha Elizabetë II dhe Princi Philip marrin vaksinën kundër COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026