Pse aktivistët vodhën statujën prej dylli të Macron nga muzeu Grevin në Paris

3 Qershor 2025 | 12:05

Një protestë e pazakontë ka ndodhur të hënën në Paris, ku aktivistë të organizatës ambientaliste Greenpeace kanë “rrëmbyer” statujën prej dylli të presidentit francez Emmanuel Macron nga Musee Grevin dhe më pas e kanë vendosur përpara ambasadës ruse, në shenjë proteste ndaj politikave të dyfishta të Francës në raport me luftën në Ukrainë.

Sipas raportimeve, aktivistët u paraqitën si turistë dhe më pas si punonjës të muzeut, duke arritur të marrin statujën me vlerë rreth 40,000 euro dhe ta mbulojnë me një batanije.

Më pas, e transportuan atë në arondismanin e 16-të, përballë ambasadës ruse, ku shpalosën pankarta dhe një banderolë me mesazhin: “Ukraina digjet, biznesi vazhdon”, për të denoncuar vazhdimin e tregtisë mes Francës dhe Rusisë, sidomos për gazin dhe plehrat kimike.

Një përfaqësues i Greenpeace France, Jean-François Julliard, deklaroi:

“Macron mishëron një diskurs të dyfishtë: nga njëra anë shpreh mbështetje për Ukrainën, ndërsa nga ana tjetër i lejon kompanitë franceze të vazhdojnë marrëveshjet tregtare me Rusinë.”

Ai shtoi se presidenti ka një përgjegjësi të veçantë në këtë situatë, si lider që duhet të udhëheqë përpjekjet për ndërprerjen e këtyre kontratave në nivel evropian.

Muzeu Grevin njoftoi menjëherë policinë pas marrjes së përgjegjësisë nga një person që u identifikua si anëtar i Greenpeace.

Dy persona u arrestuan në vendin e protestës, ndërsa statuja e presidentit Macron ende nuk është kthyer në muze.

Protesta zgjati vetëm disa minuta, por ka marrë vëmendje të gjerë në mediat franceze dhe ndërkombëtare, duke rindezur debatin mbi lidhjet ekonomike mes vendeve perëndimore dhe Rusisë, në kontekstin e luftës në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026