Ekspertët diskutojnë se përse shqiptarët s’kanë besim te shoqëria civile
Përfaqësuesit e shoqërisë civile rezultojnë ndër katër institucionet me besueshmërinë më të ulët nga qytetarët shqiptarë sipas sondazhit të MRB-së për Euronews Albania. Për këtë çështje pati debate në emisionin “Ilva Now”.
Mungesa e besimit ndaj përfaqësuesve të shoqërisë civile u pa si rrjedhojë e mungesës së investimeve dhe me sabotimin e punës së tyre nga qeveria, por gjithashtu edhe si rrjedhojë e mungesës së momentit për të përfaqësuar dhe zgjidhur kauzat e duhura..
Sipas gazetares Aranita Brahaj kanalizimi i fondeve për shoqërinë civile nga qeveria dhe organizatat ndërkombëtare vetëm në disa çështje, kryesisht sociale, dhe jo në denoncimin dhe luftën ndaj korrupsionit ka bërë që ajo të humbasë besueshmërinë nga qytetarët.
Brahaj u shpreh se ndryshe nga vitet 2000-2005 kur organizata të shoqërisë civile si ajo e njohur si “Mjaft” kishte angazhime me veprimtari të shumta civile tashmë prej vitesh shoqëria civile nuk merr më fonde të ndryshme.
“Është si të krahasosh një milingonë me një elefant” – tha Aranita Brahaj për sa i përket fondeve.
“Mendoj se qytetari vjen shumë i hutuar [në sondazhe për besueshmërinë], kur i thua përfaqësues i shoqërisë civile e shikon si përfaqësues shoqate bamirëse […], nuk kemi vërtetë investim te aktorë dhe investim në shoqërinë civile siç ka pasur dikur,” – shtoi Brahaj.
Juristi Plarent Ndrecaj tha se “shoqëria civile krijohet, nuk emërohet”, koment i cili nxiti replikën e Brahajt, e cila u kundërpërgjigj duke thënë se “nëse ajo sabotohet gjithçka shkon dëm”.
Gazetarja Brahaj tha se në disa raste, më shumë se opozita, kundërshtinë për ndonjë çështje të caktuara mund ta bëjnë aktorët e shoqërisë civile. Për këtë arsye sipas saj ka ndodhur shpesh që shoqëria civile është sabotuar.
Gjergji Vurmo këmbënguli se “shoqëri civile nuk mund të quhet vetëm një organizatë joqeveritare”. Sipas tij shoqëri civile duhet të konsiderohen lëvizjet, aktivizmi qytetar për një çështje të caktuar. Ai kujtoi disa nisma të ndërmarra vitet e fundit si ajo për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, protestat e studentëve etj.
Mirëpo Ndrecaj i konsideroi ato si lëvizje spontane dhe reagime të paorganizuara qytetare jo produkte të shoqërisë civile. Ai tha se “shoqëria civile ka si problem kryesor ngritjen kryesisht për punësime njerëzish dhe jo për çështje reale”.
“Me investime e kam fjalën në kauza, […] arsyet se pse ‘Mjaft’-i mbetet si historia e suksesit të shoqërisë civile këto vite tregon se ka gjetur momentin kauzën dhe partnerin e duhur dhe kanë shkuar në pikën që kanë ngritur besueshmërinë në atë nivel që njihet, arsyet se përse nuk kanë dalë ‘Mjaft’-e të tjera tregon se ende shoqëria civile nuk është e orientuar te kauzat e forta që tërheqin vëmendjen e donatorëve… të kenë edhe profesionalizmin e duhur për t’i çuar kauzat deri në fund,” – tha Ndreca.
Lexoni gjithashtu:
Rënia e besueshmërisë për faktorin ndërkombëtar, analistët diskutojnë arsyet e publikut
Bie besimi në institucione, shqiptarët besojnë më shumë përfaqësuesit fetarë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur