PSG probleme me kontratat, Cavani dhe Meunier refuzojnë rinovimin e përkohshëm
Edinson Cavani dhe Thomas Meunier kanë refuzuar që të nënshkruajnë përkohësisht, në mënyrë që të luajnë finalet e Kupave apo të aktivizohen në Champions League me skuadrën e PSG-së. Diçka të tillë e kanë njoftuar mediat franceze këtë të diel.
Si Cavanit ashtu dhe Meunier u përfundon kontrata në fundin e muajt qershor dhe klubi u kishte ofruar një bashkëpunim deri në përfundim të aktiviteteve që kanë mbetur pa përfunduar, por diçka e tillë nuk është pranuar nga futbollistët, të cilët presin datën 30 qershor për t’u shpallur lojtarë të lirë.
Uruguaiani nuk është në planet e kampionëve të Francës për edicionin e ardhshëm, diçka që e ka nxitur të mos pranojë një rinovim të përkohshëm.
Ndonëse një prej shënuesve më të mirë të skuadrës në vitet e fundit, me ardhjen e Ikardit, hapësirat për Kavanin ishin të pakta dhe ai duhet të kërkojë një destinacion të ri, ku të ketë komandën e repartit të avancuar.
PSG u shpall kampion pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të COVID-19, por kryeqytetasit janë kualifikuar për në çerekfinalet e Champions League dhe do të luajnë në fazën finale e cila do të zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë në muajin gusht.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran