Publikohen exit poll-et e para në Gjermani, partia e Merkel merr rezultatin më të dobët në histori
Projeksionet e para mbi zgjedhjet parlamentare në Gjermani tregojnë për një garë kokë më kokë mes kandidatit për kancelar nga SPD dhe CDU, ndërsa Të Gjelbërit kanë marrë më pak vota se sa pritej por kanë mbetur parti e tretë.
Olaf Scholz i SPD shpreson t’i japë fund sundimit 16-vjeçar konservator me në krye Angela Merkel qëndron në kuotën e 25.7%.
Për konservatorët e Merkel, CDU/CSU parashikimet japin 24.6% të votave që do të ishte rezultati më i dobët në të gjithë historinë e partisë.
Kjo mund të konsiderohet një refuzim për të mbështetur kandidatin e tyre Armin Laschet.
Pak pas publikimit të parashikimeve, Laschet doli para mediave duke falënderuar Merkel për 16 vitet e saj si Kancelare.
Ai foli për një garë të fortë, por theksoi se CDU nuk është e kënaqur me këtë rezultat.
Nga SPD deri tani ka folur Sekretari i Përgjithshëm, Lars Klingbeil i cili tha se rezultati tregon se është koha për ndryshim. Sipas tij SPD ka një mandate të qartë për të qeverisur vendin.
Social demokratët e udhëhequr nga Scholz kanë premtuar politika në mbështetje të klimës, rritjen e pagës minimale dhe përmirësimin e kujdesit ndaj fëmijëve.
Ata kërkojnë një Evropë të fortë dhe janë të bindur për NATO-n.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta