Puigdemont i shpëton ekstradimit, gjykata pezullon çështjen: Të vendosë gjykata evropiane
Një gjykatë italiane pezulloi të hënën çështjen lidhur me ekstradimin në Spanjë të liderit separatist katalanas Carles Puigdemont, në pritje të një vendimi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
Në përfundim të seancës, e mbajtur në gjykatën e Sasarit, një qytet në ishullin e Sardenjës, avokati i të pandehurit Agostinangelo Marras sqaroi vendimin e marrë.
“Çështja e imunitetit të zotit Puigdemont i përket drejtësisë spanjolle, që mund të japë masën e duhur, sikurse ka bërë më parë. Ndaj, çështja nuk është arkivuar, por është pezulluar në pritje të një vendimi të tillë”, deklaroi Marras.
Puigdemont, 58 vjeç, ka shërbyer si anëtar i Parlamentit Evropian që prej vitit 2019, por iu hoq imuniteti nga procedimi penal nga një grup ligjvënësish në muajin mars.
Avokatët e tij kanë argumentuar se për arrestimin e tij nuk kishte baza dhe kanë insistuar se ai duhet të jetë i lirë derisa Gjykata Evropiane e Drejtësisë të vendosë për apelin e tyre kundër vendimit të Parlamentit Evropian për heqjen e imunitetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta