Punëtorët e Amazon në Alabama votojnë kundër formimit të sindikatës së parë në kompani
Punëtorët e kompanisë Amazon në Alabama i dhanë gjigantit të shitjeve online një fitore vendimtare, kur votuan kundër formimit të sindikatës së parë brenda ndërmarrjes.
Pas muajsh të tërë fushate agresive nga të dyja palët, 53% e thuajse 6 mijë punëtorëve hodhën votën në kuti, me 1.798 punëtorë që refuzuan sindikatën, ndërsa 738 votuan pro saj.
“Njerëzit nuk duhet të mendojnë se rezultatet e këtij votimi bëjnë të vlefshme kushtet e punës së Amazon dhe mënyrën se si ajo trajton punonjësit. Përkundrazi. Rezultatet tregojnë ndikimin e fuqishëm të frikësimit të punëdhënësit dhe ndërhyrjet e tij”, tha Stuard Appelbaum, përfaqësues i punëtorëve pro-sindikatës së Amazon.
Mbështetësit e sindikatës deklaruan se kompania kishte ndërhyrë ilegalisht në votim, duke keq informuar punëtorët në takimet e tyre. Por të tjerë mendojnë ndryshe.
“Unë e di sa janë rrogat në çdo nivel të menaxhimit të kompanisë, ato dihen publikisht, ndaj mendova se krijimi i një sindikate ishte diçka e panevojshme”, shprehet Lavonette Stokes, punonjëse e Amazon.
Krijimi i një sindikate ishte përpjekja më e madhe e punëtorëve të Amazon në historinë 26-vjeçare të kompanisë, si dhe hera e dytë që në radhët e tyre organizohej një votim.
Magazina në Besmer kishte kohë që ishte në qendër të diskutimeve duke qenë se ishte sipërmarrja e dytë më e madhe në Alabama, një shtet me ligje refraktare ndaj sindikatave.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta