Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Itali padisin qeverinë, janë kundër detyrimit për t’u vaksinuar

14 Korrik 2021 | 12:40

Treqind punonjës të kujdesit shëndetësor në Itali kanë hapur një sfidë ligjore kundër qeverisë, duke kundërshtuar vendimin se ata duhet të vaksinohen me detyrim.

Në prill, Italia miratoi një ligj që e bën cilindo person që punon në pozicione shëndetësore publike ose private, përfshirë farmacitë dhe zyrat e mjekëve, të vaksinohen kundër COVID-19.

Sipas këtij ligji, në rast se ata nuk vaksinohen, atëherë pezullohen nga puna pa marrë asnjë pagesë, përveç rasteve kur punëdhënësi i tyre mund t’i caktojë në një pozicion më të ulët.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar po ashtu së fundmi për vaksinim të detyrueshëm për stafin mjekësor, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi ditën e djeshme se nuk ka në plan t’a bëjë të detyrueshme vaksinën për punonjësit e shëndetësisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026