Pushime në Kroaci, si po mirëpriten turistët e parë?
Kroacia dëshiron të shpëtojë sezonin e saj veror. Qytetarët nga dhjetë shtete të BE-së si Gjermania, Austria, vendet baltike et. lejohet të rihyjnë në vend pa qënë e nevojshme të paraqesin një konfirmim prenotimi, siç ishte më parë.
Sidoqoftë, gjatë kalimit të kufirit, duhet të japin informacione se ku dhe si mund të gjenden gjatë kohës kur pushojnë. Këta turistë ishin të lumtur që e pranuan një gjë të tillë.
“Ndihem rehat këtu. Kam qënë dy apo tri vite më parë. Ndihemi shumë mirë dhe tani po pushojmë” shprehet një turist.
“Ne e morëm parasysh riskun dhe jemi të lumtur të jemi sërish këtu. Ne po shijojmë paqen dhe qetësinë e ofruar”thotë një tjetër pushues.
Dhe si funksionojnë praktikisht kampingjet? A duhet që pushuesit të ruajnë distancën sociale?
“Ne kemi një mundësi që turistët tanë të rezervojnë kur janë në shtëpi. Ata do ta marrin konfirmimin përmes një kodi. Turisti vjen këtu përmes këtij kodi dhe më pas zhvendoset ku dëshiron përmes kabinës së lëvizshme. Ai praktikisht nuk ka nevojë që të pres që të hyjë në një objekt “shprehet Bruno Rados, drejtor i Valamar Camp.
Rihapja e sezonit turistik është e rëndësishme për ekonominë e Kroacisë sepse turizmi në një shtet me 4.3 milionë banorë përbën 20% të prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas të dhënave zyrtare pjesa më e madhe e turistëve të huaj në Kroaci vijnë nga Gjermania, Sllovenia dhe Austria.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta