Putin merr pjesë në prezantimin e gjeneratës së fundit të avionit luftarak rus
Gjatë një panairi të aviacionit, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin inspektoi një prototip avioni luftarak të gjeneratës së fundit që pritet të nisë të prodhohet në vitin 2026.
Avioni Sukhoi i gjeneratës së pestë është zhvilluar nën projektin e mbiquajtur “Shah mat” dhe sipas pritshmërive të rusëve do të rivalizojë versionin amerikan të avionit luftarak “Stealth F-35”.
Prototipi u paraqit në panairin ndërkombëtar të Aviacionit dhe Hapësirës (MAKS) që mbahet në Moskë çdo dy vite. Autoritetet ruse thanë se avioni është vështirë për t’u gjurmuar dhe pritet të ketë kosto të ulët operative.
Vitet e fundit Rusia ka zhvilluar në mënyrë të suksesshme sisteme luftarake, por shpesh ka hasur vështirësi në kalimin e tyre në prodhimin në seri.
Nën drejtimin e Putinit, Rusia vijon prej vitesh të investojë në prodhimin e armatimeve dhe sistemeve luftarake qoftë për nevoja të shtetit, po ashtu edhe për eksport.
Aktualisht flota e aviacionit luftarak rus ka avionë të gjeneratës së katërt Sukhoi Su-27, versione të mesme të Mikoyan MiG-29 dhe vetëm një avion të klasit të rëndë Sukhoi Su-57, i cili qe prezantuar në vitin 2011 në panairin MAKS.
Kompania Sukhoi është në zotërim të Korporatës së Bashkuar të Aviacionit, e cila prodhon avionë prej kohës së Bashkimit Sovjetik.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta