Putin njofton raketën e re, marina ruse me pajisje hipersonike
Në fillim të vitit 2022, marina ruse do të jetë e pajisur me raketën e re hipersonike “Zircon”. Lajmin e bëri të ditur presidenti rus Vladimir Putin, i cili saktësoi se testet e raketës janë drejt fundit.
Lëvizja është pjesë e përpjekjes së Moskës për të ecur përpara në garën me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera, në vendosjen e armatimeve të brezit të ri, me rreze të gjatë veprimi dhe më të vështira për t’u lokalizuar nga radarët.
Muajin e kaluar, Kremlini bëri të ditur se kishte qëlluar me sukses një raketë “Zircon” nga një nëndetëse.
“Tani më shumë se kurrë është e nevojshme të zhvillohen dhe implementohen teknologjitë për krijimin e sistemeve raketore hipersonike, armatimeve me lazer dhe sistemeve robotike, që do t’u bëjnë ballë kërcënimeve ushtarake dhe që do të forcojnë më tej sigurinë e vendit tonë”, është shprehur Putin.
Raketat “Zircon” lëvizin me një shpejtësi 5 herë më të lartë se shpejtësia e zërit në atmosferën e sipërme, ose me rreth 6.200 kilometra në orë.
Ekspertët perëndimorë janë të shqetësuar nga avancimi i gjeneratës së re të armatimeve të Rusisë, pasi e pranojnë se kombinimi i shpejtësisë, manovrimit dhe lartësisë i bën raketat hipersonike ë të vështira për t’u lokalizuar dhe asgjësuar në ajër.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta