Putin para gazetarëve: Akuzat për helmimin e Navalny, marifet, Sputnik-V efektive

17 Dhjetor 2020 | 16:39

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ne kulmin e pandemisë, ka zhvilluar një konferencë virtuale para gazetarëve për të bërë një përmbledhje të vitit që po lëmë pas.

Argumentet e tij kanë nisur me procesin e vaksinimit, ku kreu i Kremlinit u shpreh se ende nuk e ka marrë vaksinën ruse Sputnik-V, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Vaksina duhet të krijojë një imunitet të përgjithshëm mbarëkombëtar. Më lejoni ta them përsëri se vaksina jonë është efektive dhe e sigurt. Prandaj nuk shoh asnjë arsye për të mos u vaksinuar,” – u shpreh presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Ai gjithashtu shtoi se Rusisë do t’i duhet kohë për të rritur kapacitetin për prodhimin e vaksinave.

Duke u ndalur tek ekonomia Presidenti rus tha se një rritje e nivelit të varfërisë së Rusisë me më shumë se 13% ishte shumë e lartë, teksa nënvizoi se ky nivel duhet të bjerë në 6.5% deri në vitin 2030.

Putin është përgjigjur edhe për çështjen e liderit opozitar Aleksei Navalny, i cili pak muaj më parë u helmua me agjentin kimik novicok e ku ndërkombëtarët kërkojnë sqarime nga Moska e cila deri tani vazhdon të mohojë çdo përfshirje.

Presidenti rus është shprehur se akuzat nga bashkëshortja e Navalny-t janë thjesht një “marifet” për të sulmuar zyrtarët e lartë të Rusisë.

Gjithashtu, tha se kundërshtari i tij nuk ishte mjaftueshëm i rëndësishëm për t’u shënjestruar, pasi “nëse dikush do të donte ta helmonte Navalnin, do ta kishte mbaruar tashmë këtë punë”.

Sa i përket raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Putin u shpreh se shpreson që zgjedhja e Joe Biden si president do të përmirësojë marrëdhëniet dypaleshe.

Gjithashtu, mohoi çdo përzierje të hakerëve rusë për të ndihmuar Donald Trump të fitonte vota në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026