Putin pas dyfishimit të rasteve me COVID-19: Rusët janë lodhur me maska e kufizimeve

30 Shtator 2020 | 15:20

Me rritjen e rasteve të COVID-19, presidenti rus, Vladimir Putin, u bëri thirrje banorëve që të vazhdonin t’i respektonin masat kufizuese, edhe pse e kishte të qartë që ishn mërzitur tashmë.

“E gjithë bota, përfshi Rusinë, por përballet me një armik të rrezikshëm”, tha Putin në mbledhjen e qeverisë.

Rastet e reja me COVID-19 në Rusi pothuajse janë dyfiushuar që nga 21 shtatori, sipas zv/ministres Tatiana Golikova.

Rusia është vendi i katërt në botë për numrin më të madh të rasteve (1.167.805), ndërkohë që vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 164 persona, duke e çuar totalin e viktimave në 20,545.

Të gjitha vendet europiane kanë parë rritje të rasteve me ardhjen e shtatorit, aq sa disa kanë nisur të rivendosin masa kufizuese, edhe pse në shkallë më të vogël.

Kremlini deklaroi javën e shkuar se nuk kishin në plan të rikthenin kufizimet, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve. Por personave me sëmundje kronike dhe atyre që janë mbi 65 vjeç u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026