Putin pritet të firmosë ligjin për aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës

29 Shtator 2022 | 15:52

Pas referendumeve të rreme të zhvilluara në katër rajonet e Ukrainës, Kremlini bën me dije se presidenti Vladimir Putin këtë të premte do të nënshkruajë një ligj për aneksimin e tyre.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se administratorët e rajoneve të emëruar nga Moska do të nënshkruajnë traktate për t’u bërë pjesë e Federatës Ruse.

Votimet e kryera nën mbikëqyrjen ushtarake janë kritikuar nga Perëndimi.

Sipas zyrtarëve rusë, katër rajonet, të cilat përfaqësojnë rreth 15% të Ukrainës, votuan me shumicë për t’u bashkuar me Rusinë.

Ukraina thotë se do të vazhdojë të luftojë për të çliruar rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026