Putin urdhëron ekspertët, vaksinimi për COVID-19 nis javën e ardhshme

2 Dhjetor 2020 | 21:13

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të mërkurën autoritetet ruse që të nisin javën e ardhshme vaksinimin në masë kundër COVID-19, teksa Rusia regjistroi 589 vdekje të reja në ditë nga coronavirusi.

Duke folur në një lidhje virtuale me eksponentë të qeverisë së tij dhe ekspertë shëndetësorë, Putin bëri me dije se Rusia do të ketë gati 2 milionë vaksina në ditët e ardhshme. Muajin e kaluar autoritetet ruse deklaruan se vaksina “Sputnik” ishte 92 për qind efikase në mbrojtjen e qytetarëve nga COVID-19.

 “Prodhimi i vaksinës na jep mundësinë të nisim vaksinimin në masë, sikurse kemi rënë dakord, në fillim për dy kategoritë më të rrezikuara; mjekët dhe mësuesit. Nëse mendoni se kemi arritur në këtë fazë, atëherë ju kërkoj të organizoni punën dhe të nisni procesin”, është shprehur Putin.

Rritja e infektimeve në Rusi është ngadalësuar që kur arriti pikun në nëntor, me 25 mijë e 345 raste të reja të raportuara këtë të mërkurë. Rusia i ka rezistuar vendosjes së bllokadës gjatë valës së dytë të virusit, duke zgjedhur kufizime rajonale.

Aktualisht, Rusia renditet vendi i katërt në botë për nga infektimet, me 2 milionë e 347 mijë e 400 raste, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë dhe Brazilit. Ndërkohë, numri i vdekjeve në vend llogaritet mbi 41 mijë viktima që nga rënia e pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026