Qëllohet helikopteri rus në Armeni, dy të vdekur

9 Nëntor 2020 | 19:55

Të hënën, Rusia ka konfirmuar se një helikopter ushtarak është qëlluar pranë kufirit me Azerbajxhanin, ku kanë humbur jetën dy ushtarë.

Azerbajxhani ka pranuar autorësinë për incidentin dhe i ka kërkuar zyrtarisht falje Rusisë.

Forcat armene dhe azere po luftojnë prej 6 javësh për rajonin e Nagorno-Karabakh, i cili ndodhet në territorin e Azerbajxhanit por është nën kontrollin e Armenisë që prej 1994.

Ministria e Mbrojtjes tha se helikopteri po shoqëronte një trupë ushtarake por pa sqaruar qëllimin e tyre. Rusia ka një bazë ushtarake mjaft të madhe në Armeni, por ajo ndodhet rreth 150 kilometra larg vendit ku është qëlluar helikopteri.

Rusia ka një aleancë ushtarake me Armeninë, ku nuk përfshihet rajoni i Nagorno-Karabakh, por gjithashtu ka marrëdhënie të ngushta me Azerbajxhanin.

Disa mijëra persona mendohet se kanë humbur jetën prej luftimeve që nisën më 27 shtator.

Dy ish-shtetet sovjetike kanë luftuar një luftë të përgjakshme në zonën malore të Nagorno-Karabakh në fillim të viteve 1990, me mijëra viktima nga të dy shtetet e qindra mijëra të zhvendosur.

Luftës i erdhi fundi me një armëpushim në 1994 por me raste dhune sporadike pasi konflikti nuk gjeti kurrë zgjidhje reale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026